Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, nesër do largohet nga vendi ynë, thotë se do të kthehet privatisht e si mik

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, nesër do largohet nga vendi ynë, thotë se do të kthehet privatisht e si mik

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, nesër do të largohet nga Kosova duke përfunduar kështu mandatin e tij 3 vjeçar. Diplomati gjerman është shprehur i mërzitur që i duhet të largohet nga Kosova pa pasur mundësinë që të përshëndetet me të gjithë miqtë e tij, si pasojë e pandemisë dhe COVID-19. Por Heldt ka thënë se do të kthehet privatisht e si mik, për të takuar të gjithë miqtë e tij në Kosovë dhe për t’i bërë të gjitha gjërat që s’ka mundur t’i bëjë si pasojë e pandemisë. “Në gjermanisht është një shprehje që thotë “ende e kam një valixhe në Berlin”, kuptimi i së cilës është që ke lënë diçka pas tek e cila do të kthehesh sërish. E pra unë definitivisht po e lë në Kosovë një pjesë të madhe të valixhes time”, ka thënë Heldt.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …