Njoftohen qytetarët e komunës së Vitisë se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në koordinim me institucionet komunale ka marrë vendim për anulimin e të gjitha aktiviteteve kulturore dhe sportive duke përfshirë edhe agjendën e Manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës” në Viti.
Arsyetim:
Aktivitetet kulturore dhe sportive anulohen për muajin Gusht 2020, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19.