Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është informuar nga myftiu, Naim Tërnava për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Këtë i pari i shtetit e ka bërë të ditur përmes një postimi teksa ka thënë se vlera më e madhe e popullit të Kosovës është respekti i ndërsjellë ndërkombëtar. “Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës. Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova është atdhe i të gjithëve”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …