Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar shërim të shpejtë Jakup Krasniqit pas infektimit me COVID-19. Limaj, pret që kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës ta kaloj me sukses këtë sfidë shëndetësore dhe t’i kthehet sa më parë aktiviteteve të përbashkëta politike. “Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për ta ruajtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …