Enver Hoxhaj: Temë e bisedimeve me Serbinë do të jetë çështja e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë

Enver Hoxhaj: Suspendimi i politikës së jashtme të Kosovës nga Qeveria Hoti është shkelje e deklaratës së Pavarësisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se suspendimi i politikës së jashtme të Kosovës është shkelje e deklaratës së Pavarësisë. “Kosova u zotua se nuk do të kërkojë më njohje të reja, nuk do të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare  – do ta suspendojë politikën e jashtme dhe unë si deputet nuk e di se cili është raporti i Kosovës me këtë temë”, ka theksuar Hoxhaj .Ai e ka kritikuar Qeverinë Hoti për mungesë të strategjisë dhe mungesë të koordinimit në raport me dialogun me Serbinë. “Duhet ta kesh një dokument i cili ka qartësi se cilat tema ngriten, e cilat jo. Nuk ka platformë, nuk ka strategji dhe pasojat janë rikthimi i çështjes së të zhvendosurve që ishte mbyllur në vitin 2005. Kemi parë Qeverinë Kurti e cila e hoqi taksën, kemi parë Qeverinë Hoti që e hoqi masën e reciprocitetit me idenë se do të mbahet një takim në Uashington – kjo nuk ndodhi”, ka thënë ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …