Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka shfaqur shpresën që brenda gjashtë muajve, gjatë Presidencës gjermane të Bashkimit Evropian, e cila ka filluar më 1 korrik të këtij viti, mund të jepet drita e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, eurodeputetja, Von Cramon, ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të varet nga një vendim i arsyeshëm i Këshillit Evropian dhe shteteve anëtare, të cilat mund të jenë mjaft kritike, jo pse nuk e duan Kosovën, por për shkak të opinionit të tyre të brendshëm, i cili është ndryshe. Sipas saj, disa parti të krahut të djathtë në vendet sikurse Holanda ose Franca, po e shfrytëzojnë çështjen e liberalizimit të vizave për nevoja të tyre të brendshme politike.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …