Vetura

MPB: Mjetet që nuk i është vazhduar regjistrimi si shkak i pandemisë, duhet të regjistohen deri më 17 gusht

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pronarët e mjeteve të cilët nuk i kanë vazhduar regjistrimet e mjeteve, apo nuk i kanë regjistruar mjetet e tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me COVID-19, duhet ta përmbushin detyrimin e tyre deri më datën 17.08.2020. Deri me këtë datë ju vlen polica e sigurimit dhe certifikata mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, pavarësisht afatit kohor. Pas kësaj date, detyrohen ta dorëzojnë policen e re të sigurimit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë ditë nga data e lëshimit dhe certifikatën e re mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se 30 ditë nga data e lëshimit. Për zbatimin e këtij afati do të kujdeset Policia e Kosovës. Po ashtu, njoftohen qytetarët se të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të behën në secilën Qendër për Regjistrimin e Mjeteve të rajonit përkatës, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …