leoni

Më 25 dhe 26 korrik 1998, forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës UÇK-së

Më 25 dhe 26 korrik 1998, forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës kundër UÇK-së

Më 25 dhe 26 korrik të vitit  1998, forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës kundër shumicës së pikave dhe bazave të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Forca të shumta të artilerisë e këmbësorisë armike në orën 4 të mëngjesit kishin nisur  bombardimet nga Pishat e Shtimet në drejtim të Carralevës, Blinajës e Zborcit, Pjetërshticë, Krojmirit, Shalës  pastaj nga Postblloku i Komaranit kishte filluar sulmi kundër Grykës së Llapushnikut e fshtrave përreth e cila ishte zënë nga luftëtarët e lirisë qysh me 9 maj të tij viti. Po atë ditë kishte filluar edhe sulmi nga vendqëndrimi serb, në Duhle kundër fshatrave të Llapushës, duke filluar nga fshati Bllacë e deri në Malishevë  e fshatra të tjera të kësaj ane ku kishte qindra pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kishin filluar rezistencën heroike. Për ofensivën  që zgjati dy ditë ditën e shtunë dhe të diel të 25 dhe 26 korrikut, kreu politik dhe ushtarak i Serbisë kishte marrë edhe lejen e ndërkombëtare, sepse asokohe lufta e UÇK-së konsiderohej terroriste. Në Pikën e Zborcit kishte rënë dëshmor, Ruzhdi Salihu, ndërsa ishin plagosur pesë luftëtarë të lirisë,  në Llapushnik kishte rënë komandanti i pikës, Imer Alushani, dhe luftëtari i lirisë, Ali Zogaj dhe ishin plagosur 11 të tjerë. Në Krojmir ishte vrarë nga goditja e  granatave serbe,  Afërditë Shaqë Qeriqi  dhe ishin plagosur babai e vëllai i sajGjatë bombardimeve të forcave serbe ishin plagosur edhe disa pjesëtarë të popullatës civile dhe ishin goditur shtëpitë, në shumë vendbanime.

Më gjerësisht, në fejton….

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …