Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar se nëse Kosova aplikon për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ne do të angazhohemi për ç’njohjen e saj. Ai ka vazhduar me kërcënime edhe më të ashpra ndaj Kosovës nga vizita që i ka bërë batalionit serb të tankeve në Mitrovicën e Sremit. Ne i paralajmërojmë që të mos i nënvlerësojë forcat serbe të sigurisë dhe se nuk do të arrihet asgjë me ngritjen e tensioneve. Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film, ka theksuar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq gjatë deklarimit për gazetar.
