Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar të shtunën rreh 65 mijë raste nga koronavirusi dhe 900 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 4.1 milionë, ndërsa deri më tani janë konfirmuar 146 mijë të vdekur. Ndërkohë, Brazili konfirmoi rreth 1,211 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, ndërsa raportoi 51 mijë raste të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi se kohëve të fundit rastet me COVID-19 po rriten me nga 1 milion në javë. Numri i përgjithshëm i të prekurve botërisht u rrit në mbi 16 milionë të infektuar dhe 644 mijë viktima.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …