Të gjitha rrugët në Fshatin e Ri do të asfaltohen

Fshati i Ri, i cili është një prej fshatrave më të thella në Komunën e Malishevës, së shpejti do të bëhet me rrugë të rregulluara dhe të asfaltuara, pasi kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve të mbetura. Bëhet fjalë për rreth 800 metra rrugë në lagjet e këtij fshati, të cilat kanë filluar të hapen, për tu asfaltuar. Hapjen e këtyre rrugëve e ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, i cili është njoftuar nga mbikëqyrësi për punimet që janë duke u bërë, si dhe nga kryetari i fshatit Arton Zogaj dhe punëkryesi. Drejtori Morina, gjithashtu është takuar edhe me banorët, të cilët i ka uruar për hapjen e rrugëve, ndërsa është ndarë i kënaqur me punët që aktualisht janë duke u kryer, marrë parasysh edhe terren tepër të thepisur në këtë fshat të thellë malor. Nga ana tjetër, edhe kryetari i fshatit, Arton Zogaj, e ka falënderuar komunën për rregullimin e rrugëve në disa lagje të fshatit, pasi kanë rëndësi jetike për banorët, për të cilët hapja dhe asfaltimi i rrugëve, është një prej parakushteve për të ndalur migrimin nga fshati. Drejtori Morina, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 800 metra rrugë në lagjet e fshatit dhe të njëjtat, pas hapjes dhe rregullimit të trasesë, do të asfaltohen dhe kjo pritet të bëhet shumë shpejt. Rregullimi i rrugëve, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …