TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL TË JUNIKUT

Shtabi Emergjent i komunës së Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku kryetari i komunës Agron Kuçi ka njoftuar anëtarët e shtabit për gjendjen nëpër të cilën po kalon komuna e Junikut gjatë periudhës së pandemisë dhe situatën sfiduese gjatë kësaj kohe. Anëtarët e shtabit janë njoftuar nga kryeshefi i QKMF-së në Komunën e Junikut për rekomandimet e fundit nga IKSHPK, pasi që tashmë rastet me COVID-19 nuk janë më të centralizuara në repartin Infektiv në QKUK dhe se me rritjen e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 ka filluara edhe diagnoza klinike, ku rastet do të diagnostikohen nga mjeku familjar në QKMF dhe rasteve që shfaqin simptoma do iu rekomandohet që të vetë-izolohen 14 ditë në të njëjtën mënyrë siç do ishin izoluar po të kishin rezultuar pozitiv pas testimit dhe potencoj që në QKMF në Junik janë duke marr shërbim raste me simptoma nga Juniku dhe fshatrat e komunave fqinje. ———Shtabi Emergjent apelon tek qytetarët që shfaqin simptoma dhe kanë pasur kontakt me persona potencialisht të infektuar me COVID të vetë-izolohen, për shërbime mjekësore dhe furnizime familjare të kontaktojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe numrat kujdestar të Shtabit Emergjent Komunal: 049/760-268, 044/253-228,049/760-256 dhe 044/236-963

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …