Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e pajustifikueshme që punëtorët kosovarë ende nuk i kanë marrë 170 eurot e premtuara nga Qeveria. Ai thekson se me rishikimin e buxhetit ato para mund t’u jepen së shpejti punëtorëve, por sipas tij kjo nuk zgjidh problemet dhe duhen ndërhyrje të reja. “Ideja e 170 eurove për të punësuar, ka qenë ide që pjesshëm e mbulon gjendjen. Nuk justifikohet vonesa e këtyre parave, por duhet vepruar edhe më tutje, edhe me masa të tjera. Do të votohet buxheti së shpejti dhe këto 170 euro mund t’i marrin punëtorët, por këto nuk i zgjidhin problemet. Duhet lëshohen sa më shumë para që është e mundshme”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …