Ministrja Haradinaj-Stublla sot pritet të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme. Pas rreth tre muajsh në krye të diplomacisë kosovare, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla sot pritet të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme. Ajo kohë më parë ka pezulluar vendimin për kthim të disa diplomatëve të nënshkruar nga ish-ministri Konjufca dhe pikërisht për këtë do të pyetet nga anëtarët e komisionit parlamentar. Gjithashtu, ajo do të raportojë edhe për punën e saj të deritashme në krye të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …