Nesër takohen liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik rajonal

Nesër takohen liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe flasin për bashkëpunimin ekonomik

Këshilli Atlantik do t’i bashkojë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në samitin për partneritetin e Ballkanit Perëndimor. Takimi siç bëhet e ditur në faqen e këtij këshilli mbahet të mërkurën  në formë virtuale. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe homologu i tij nga Maqedonia Veriore, Stevo Pendarovski do të jenë pjesë e këtij takimi. Bosnja dhe Hercegovina përfaqësohet në këtë ngjarje nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, kurse Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic. Bëhet e ditur se drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …