leoni

Filloi rregullimi i rrugëve në Drenoc

Sot në fshatin Drenoc, i cili është edhe njëri prej fshatrave më të mëdha të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i dy rrugëve, me gjatësi prej 700 metrave, në lagjet e këtij fshati. Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i Shërbimeve Publike, Milazim Morina. Punimet filluan në rrugën “Sharri”, e gjatë 550 metra. Drejtorët e drejtorive përkatëse janë pritur nga kryetari i fshatit Nehat Krasniqi dhe nga qytetarët të tjerë. Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, i ka uruar banorët për rrugët, ndërsa ka thënë se “ky investim është pjesë e realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht e rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe në fshatin Drenoc”. Sipas Morinës, edhe kjo rrugë mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës. Në emër të fshatit Drenoc, kryetari i fshatit, Nehat Krasniqi, e ka falënderuar komunën për këtë investim me rëndësi për banorët. “Ne jemi duke bashkëpunuar mirë me komunën dhe përmes këtij bashkëpunimi edhe po arrijmë ti realizojmë disa nga nevojat që kanë banorët e fshatit Drenoc”, tha kryetari i Drenocit, Nehat Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …