Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar mëngjesin e sotëm stafin shëndetësor të Klinikës Infektive, të IKSHPK-së dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shëndetësore. Kreu i shtetit ka uruar stafin shëndetësor për punën qe po bëjnë tash e sa muaj. Ai këta të fundit i ka quajtur heronj, duke shtuar se do të jetë pranë tyre për të kaluar këtë betejë. “E di që keni qenë shembull për rajonin dhe më gjerë. Keni marrë veprime shumë të shpejta, të sakta dhe precize. Më vjen mirë qe është një mobilizim i gjithë mjekëve, stafit të mjekësisë këtu dhe gjithashtu edhe në nivel lokal. E kemi biseduar edhe me qeverinë, edhe ministrin e Shëndetësisë, kryeministrin Hoti dhe gjithë të tjerët, të jeni të sigurt që do ta keni përkrahjen e gjitha institucioneve në mënyrë që ta tejkaloni sa më lehte dhe me më pak pasoja”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …