Kryetari formal i opozitës kryesore, PD-së, në Shqpiëri, bëri një vizitë në Kosovë dhe u takua me drejtuesit kryesorë politikë atje. Njeriu që ka shërbyer për pesë vjet atje si faktmbledhës rreth krimeve të kryer gjatë luftës Kosovë-Serbi; njeriu, partia e të cilit kur qeveriste vendin i ka burgosur disa drejtues të UÇK-së dhe i ka fryrë propagandës që e shpallte atë ushtri si “organizatë terroriste”, tani shkon atje dhe i thur “lavde” UÇK-së, drejtuesve të saj dhe shprehet se Kosova është shtëpia e tij e dytë. Ky njeri që iu është shmangur procedurave ligjore të gjykimit për korrupsion marramendës në Shqipëri kur ishte Minsitër Transportesh, që ka braktisur institucionet kushtetuese, procedurat gjyqësore dhe proceset zgjedhore në vendin e vet, shkon në Kosovë dhe, pasi takon politikanët kosovarë që kanë respektuar me burrëri procedurat ligjore dhe akuzat për “krime lufte”, iu jep leksion duke deklaruar: “Dua t’i falënderoj për bisedën e sotme, për të qëndruar plotësisht në dispozicion dhe në mbështetje të vendimeve të institucioneve…”. Vërtet hipokrizia dhe pafytyrësia e kanë shoqëruar politikën në të gjitha vendet dhe kohërat, por vetëm në këtë katundin tonë ndodh që tjetri vetëngalloset publikisht në të pëgërat e tij, duke shpërfillur të vërtetën e cila njihet botërisht dhe kujtohet nga ata që kanë kujtesë.
(Viktor Malaj, botuar në Gazeta Dita. Teksti i plotë në Opinione)