RKL: Beogradi e Podgorica nuk tregojnë interesim për popullatën shumicë të Sanxhakut, e cila është katandisur me rastin e pandemisë

RKL: Beogradi e Podgorica nuk tregojnë interesim për popullatën shumicë të Sanxhakut, e cila është katandisur me rastin e pandemisë

Pandemia e virusit korona në trojet e Sanxhakut, krahinë e populluar me myslimanë, iu ka lënë mëshirës së kohës, edhe pse kjo trevë qysh prej vitit 1912 mbahet nën pushtim nga Serbia dhe Mali i Zi, pavarësisht se vetëm 10 për qind e banorëve kanë serbë e malazezë, ndërsa shumica dërrmuese janë sanxhalkijë, me prejardhje boshnjake dhe shqiptare.

Në një shkrim të Al-Xhazirës, lidhur me situatën e pandemisë në këtë rajon thuhet:

Kulmimi i  valës së dytë  të virusit korona shkaktoi një situatë jashtëzakonisht të vështirë në Novi Pazar, e cila ka vazhduar sidomos në muajin e fundit. Përballja zyrtare me problemet në Spitalin e Përgjithshëm ndodhi që ditën e parë pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, kur qytetarët u njoftuan përmes televizionit vendor se 60 mjekë dhe punonjës mjekësorë ishin të infektuar me virusin e koronës.

Në javët e ardhshme, ne do të shohim një skenar të keq të neglizhencës së shtetit serb, që përfaqëson një paradigmë të tmerrit dhe shembjes së sistemit të kujdesit shëndetësor, por edhe paaftësisë së individëve për të menaxhuar situatën e krizës. Atmosfera e heshtjes së vdekur, tmerrit, zhgënjimit, frikës, vdekjes dhe poshtërimit do të mbahet mend në kujtesën kolektive të banorëve të Novi Pazarit.

Kudo nëpër çajtore në shëtitoret,  në dhomat e pritjes, në transportin e taksive, në çdo shtëpi, lind një pyetje – sa qytetarë vdiqën nga pasojat e virusit korona në Novi Pazar? Askush në këtë moment nuk ka përgjigje të saktë për këtë pyetje dhe modalitete të ndryshme përdoren dhe përgjigje janë gjetur për të kënaqur publikun dhe për të qetësuar pakënaqësinë e qytetarëve.  (Al Xhazira)

Serbia dhe Mali i Zi qysh në vitin 1912 kanë pushtuar Sanxhakun e Novi Pazarit dhe e mbajnë në pushtim edhe pse popullata myslimane me prejardhje boshnjake e shqiptare,  përbën 90 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve të kësaj treve. Beogradi e Podgorica nuk tregojnë interesim për popullatën shumicë,  që është e një besimi tjetër, e cila me rastin e pandemisë iu ka lënë mëshirës së kohës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …