Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati, kanë diskutuar për gjendjen e veteranëve në ketë situatë të vështirë pandemike dhe tema tjera me interes të përbashkët. “Kryetarin Gucati e njoftova dhe mora mbështetjen e plotë të tij për nismat tona lidhur me ndryshimet e nevojshme ligjore që ua mundëson të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së të drejtën për të punuar ne sektorin privat, si dhe për lejimin e përfitimit edhe të pensioneve meritor për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës”. U dakorduam dhe u dhashë mbështetje që të gjitha hallet dhe kërkesat e tyre do realizohen konform mundësive tona buxhetore dhe legjislacionit në fuqi”, ka shkruar Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …