Ndërpritet raportimi i ministres Haradinaj-Stublla për shkak të përplasjes mes pozitës dhe opozitës.

Ndërpritet raportimi i ministres Haradinaj-Stublla për shkak të përplasjes mes pozitës dhe opozitës

Raportimi i ministres së Jashtme Meliza Haradinaj, në komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë është ndërprere për shkak të përplasjes mes pozitës dhe opozitës. Pas ndërprerjes së mbledhjes, kryetarja e komisionit, Time Kadrijaj ka thënë se raportimin e ministres e ka penguar Fitore Pacolli, siç tha ajo, duke mos e ndaluar asnjëherë fjalën. “Ka qenë kërkesë që të raportoj ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ka fillur procesi i raportimit të ministres, por në vazhdimësi është penguar nga Fitore Pacolli, sepse është një rend dhe duhet flasin të gjithë deputetet, ajo edhe pse foli 10 minuta dhe e kemi dëgjuar. Por gjatë raportimit të minsters asnjë sekond ajo nuk e ka ndalur fjalën, gjë që e ka penguar ministren të raportoj. asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Por kjo është fytyra e vërtete e deputetëve të VV-së”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …