leoni

Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Të mjerët deputetë për sjelljet e tyre si të fëmijëve, fëmijë, ndaj njëri tjetrit dhe jo vetëm sot

Të mjerët deputet dhe sjelljet, e tyre s’i fëmijë, ndaj njëri tjetrit jo vetëm sot, sjelljet e tyre po pērsëriten shumë shpesh!….

Dikur bashkë, kinse në koalicionin e “shpresës”, sot të ngrefosur dhe kapardisur në Parlament!

 Të ngrefosur, nxjerrin gjoksin përpara për tu mburrur, të kapardisur dhe plotë mllef. Kapardisen si maçoku, me po ata që ishin në koalicionin e “shpresës”.

Grindavecët deputet, sot prapë të kuturisur, ndaj njëri tjetrit në Kuvend, s’kanë qëndrueshmëri psikologjike, në mbledhjen e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ata fyejn dhe ofendojnë njëri tjetrin

Me sjelljet e tyre fëmijërore, po tregojnë shumë qartë, s’e  këta deputet se kanë vendin në Kuvend, këta grindavec deputet të kuturisur, s’duhet të jenë pjesë e Kuvendit!… T’iu kujtoj, juve deputet të koalicionit të “shpresës”, se qytetarët e vendit janë të uritur dhe pa shpresë, ndërsa ju nuk votuat, në seancën e mbajtur në Kuvend për  marrëveshjet ndërkombëtare ekonomike, për projekte dhe investime zhvillimore, në Kosovë.

Sot prapë si fëmijë, grindavec ofendoni njëri tjetrin, jeni më shumë se qesharak!

I ngopuri s’e kujton të uriturin!

Ju, jeni të ngopurit grindavec!…

Seanca në Parlamentin e Republikës së Kosovës, për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ekonomike, për projekte dhe investime zhvillimore në Kosovë më skandaloze dhe grindavece se kurrë më parë.

Si duket, gjelat s’ishin në Parlament, arsyeja pse pulat vallzonin!

Me sa di unë, mendjet njerëzore janë tre llojesh:

1.Të afta për të menduar për veten

2.Të afta për të kuptuar, mendimet e të tjerëve  dhe,

Nuk është, as e aftë të mendojë për vete dhe as të kuptoj mënyrën s’i mendojnë të tjerët.

E para është ekselenca e lartë!

E dyta është ekselenca dhe e treta është e pa vlerë.

Ju, grindavecë deputet, jeni e treta: të pa vlerë!

 

Petrit Dibrani: Virusi Sars – Cov -2, duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe pasojat, post-traumatike të jenë sa më të vogla!…

 

Virusi Sars – Cov -2, duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe pasojat, posttraumatike të jenë sa më të vogla!…

Coronavirus – SARS (SARS-CoV -2) – virus i identifikuar në vitin 2003. SARS-CoV – 2; mendohet të jetë një virus i kafshëve, nga një rezervuar kafshësh po aq i pasigurt, ndoshta lakuriqët, që përhapen te kafshët e tjera dhe njerëzit e infektuar së pari në provinca Guangdong e Kinës jugore në vitin 2002. Një epidemi e SARS preku 26 vende dhe rezultoi në më shumë se 8000 raste në vitin 2003. Që atëherë, një numër i vogël i rasteve, kanë ndodhur si rezultat i aksidenteve laboratorike ose, ndoshta, përmes transmetimit të kafshëve te njeriu (Guangdong, China).

Pandemia globale COVID-19 dhe, masat e qeverisë së Republikës së Kosovës!…. Higjienë, distancë dhe maska mbrojtëse! Respektimi i masave mbrojtëse, është edukatë qytetare!

Vendimi i Institutit Kombëtar i shëndetësisë publike ( IKSHPK ), për respektimin e masave mbrojtëse, është vendim në këtë kohë me pandemi, që duhet respektuar në përgjithësi.

Shpallja apo mos shpallja, e gjendjes së jashtëzakonshme, s’duhet të politizohet, dhe as me teori konspirative, të trajtohet.

Jo rastësishtë thuhet, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin, dhe tregon edukimin!

Qytetarët e edukuar, s’kanë nevojë për izolim të tepruar.

Qytetarët aktiv të edukuar, e bëjnë ndryshimin dhe e respektojnë vendimin.

Të gjithë së bashku, duke respektuar masat mbrojtëse, tregojmë se s’kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme.

S’ka nevojë, me filozofu dhe as me zbulu, vetëm masat mbrojtëse me i respektu.

Teorit konspirative, po i hutojnë qytetarët dhe në të njejtën kohë, masat e ndërmarra s’po respektohen, sigurishtë numri i të infektuarëve  po rritet, dhe masat po janë edhe më sfiduese karshi qytetarëve.

Qytetaria aktive dhe edukimi qytetarë, i mundëson, ç’do qeverie të punojë drejtë dhe me përgjegjësi të plotë, ndaj qytetarëve.

Mendimet, veprimet e unifikuara dhe të bashkrenduara, i mundësojnë shërbimeve shëndetsore, të jenë më efikase dhe ta mbajnë nën kontroll, gjendjen e rënduar me pandemin Covid-19.

Masat e secilës qeveri, merren sipas sjelljes së qytetarëve.

Qytetarët e disiplinuar, e kalojnë më shpejtë gjendjen tani më të rënduar!

Të dashur qytetarë!

  1. Higjienë personale.
  2. Distancë.
  3. Maska mbrojtëse.

Jo, zbulime dhe parashikime, po vetëm respektim të vendimeve!

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …