Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi në Presidencë ka biseduar me veprimtarin e luftëtarin e lirisë, anëtarin e stafit të Radios-Kosova e Lirë gjatë luftës, profesor doktor, Nusret Pllana. Gajtë takimit, kryetari Thaçi dhe veprimtari i njohur, Nusret Pllana, kanë biseduar lidhur me projektin për ngritjen e Memorialit për 1432 fëmijë të vrarë shqiptarë nga forcat policore serbe në vitet 1981-1999. Profesori, Nusret Pllana, më prezantoi projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999. Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës” ka shkruar Thaçi, në një postim të tij pas takimit me veprimtarin e profesorin, Nusret Pllana, autor i shumë monografive dhe publikimeve për krimet serbe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …