Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar strategjinë për “Sigurinë e Kosovës”

Hoti kërkon aktivizimin e plotë të Planit të Reagimit Kombëtar pas daljes nga kontolli të gjendjes me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës ka kërkuar aktivizimin e plotë të Planit të Reagimit Kombëtar. Kjo kërkesë e Hotit vjen pas daljes nga kontrolli të gjendjes me COVID-19. Ai ka thënë se aktualisht jemi duke hyrë në fazën e dytë të pandemisë, andaj është shumë e nevojshme që të ketë koordinim mes institucioneve. “Ne kemi një plan të reagimit kombëtar, që aktivizohet në situata të tilla. Duket se siç po ndodhë në regjion dhe botë, po hyjmë në fazë të dytë të pandemisë. Duke qenë kështu, unë kërkoj që aktivizohet plani i reagimit kombëtar, që parasheh angazhimin e të gjitha ministrive, sektorit publik dhe privat. Por, në planin e reagimit kombëtar janë të detajizuara të gjitha masat”, ka thënë ai. Po ashtu, ai ka kërkuar nga ministri i Brendshëm, që të takohet me të gjithë akterët që  ndërlidhen me këtë vendim, për zbatimin sa më  të suksesshëm të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …