Komuna Deçan

Ndalohet therja e kafshëve në secilin mjedis të hapur apo të mbyllur, përveq në mjediset e autorizuara

Të dashur bashkëqytetarë komuna e Deçanit ju njofton se, konfrom pikës 15-të të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/07 të datës 28.07.2020, ndalohet therja e kafshëve në secilin mjedis të hapur apo të mbyllur, përveq në mjediset e autorizuara për therjën e kafshëve. Meqenëse gjendemi në prag të festës së Kurban Bajramit, e tradicionalisht është bërë therja e Kurbanit në vende të caktuara, komuna e Deçanit ju bënë me dije se, një gjë e tillë nuk do të lejohet nga organet e rendit dhe ata të inspeksionit.

Kërkohet mirëkuptimi i të gjithë juve!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi punimet në shkollën e fshatit Sllatinë të Epërme, ku pos rivitalizimit po ndërtohet edhe palestra sportive shkollore

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Sllatinë të …