Pesë partitë shqiptare në Mal të Zi kanë firmosur marrëveshjen për koalicion për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Kreu i Partisë Forca e Re Demokratike, një nga firmëtaret e marrëveshjes, tregon se qëllimi është maksimalizimi i votës së shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Partitë Alternativa Shqiptare, Forca e re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Levizja qytetare Perspektiva do të dalin me një listë të përbashkët kandidatësh për deputet. “Ky bashkim përfaqëson shqiptarët pa dallime , nga bregu i Buenës e deri në Dacaj të Rozhajës! Ky bashkim përfaqësohet me 15 këshilltarë në Kuvendin e Tuzit, 9 në Kuvendin e Ulqinit, 5 në Kuvendin e Gucisë, me nga një këshilltar në Kuvendin e Plavës dhe Podgoricës. Në total 31 nga 41 këshilltarët e subjekteve nacionale ose 71% të përfaqësimit politik nacional. Po ashtu pjesë e këtij koalicioni janë: nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, kryetari i komunës së Tuzit, kryetarët e Kuvendeve të komunës së Ulqinit dhe Tuzit, nënkryetarët e komunës së Tuzit dhe Gucisë”, ka shkruar Nik Gjeloshaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …