Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë për finalizimin e Projektkodit të Procedurës Penale, të mërkurën ka mbajtur takimin e radhës në të cilin ka marrë pjesë edhe ministri Selim Selimi. Gjatë këtij takimi është diskutuar për disa çështje me rëndësi, duke përfshirë çështjen e gjykimit në mungesë, suspendimin nga puna të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzës, në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mundësinë e përfshirjes së dispozitës që lejon mbajtjen e seancave online, në rrethanat e ngjashme sikurse ballafaqohemi aktualisht me Covid-19. Me këtë rast, Selimi i ka ofruar mbështetje grupit punues për finalizimin e Projektkodit të Procedurës Penale, duke shtuar se ky projektkod është i domosdoshëm për avancimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë. Procesi i hartimit të Projektkodit të Procedurës Penale është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …