Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raportoi 2 viktima dhe 108 raste të tjera me virusin korona me 5.105 raste dhe 150 vdekje

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raportoi 2 viktima dhe 108 raste të tjera me virusin korona me 5.105 raste dhe 150 vdekje

Ministria e Shëndetësisë  në Shqipëri raportoi  2 viktima dhe 108 raste të tjera me virusin korona duke e rënduar më tej bilancin e pandemisë në vend me 5.105 raste dhe 150 humbje jete. Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se viktimat e radhës ishin dy gra 68 dhe 60 vjeçe nga Shijaku dhe Tirana. Prej 1 korrikut në Shqipëri kanë vdekur 85 persona nga virus, me një mesatare prej 3 vdekjesh çdo ditë. Vetëm më 9 korrik nuk u raportuan viktima, ndërsa në total ka pasur 2,443 raste të reja me mesatare 84 të infektuar të tjerë çdo ditë. Situata me të shtruarit në spitale mbetet shqetësuese. Në Spitalin Infektiv dhe Spitalin Shefqet Ndroqi po trajtohen 125 persona, prej tyre janë në terapi intensive dhe 7 janë me frymëmarrje të drejtuar. Në 24 orët e fundit autoritetet thanë se kishin kryer 502 testime, prej së cilave rezultuan pozitiv 108 persona, me shpërndarje kryesisht nga Tirana 52, Kruja 12 persona dhe Kukësi 7.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …