Zëdhënësi kryesor i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, e mohoi për Radion Evropa e Lirë njoftimin e disa mediave në Serbi se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një ultimatum për Beogradin, në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Prishtinën, që do të mbahet më 30 korrik në Bruksel. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ka rinisur në nivelin më të lartë më 16 korrik, vazhdon me një seri të takimeve në nivel ekspertësh, që janë pjesë e procesit. Në takimin e nesërm, në rend të ditës pritet të jetë bashkëpunimi ekonomik. Duke u thirrur në burime diplomatike, një gazetë serbe ka shkruar se delegacionit të Beogradit, i cili të enjten udhëton drejt Brukselit për bisedime me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me delegacionin e Kosovës, do t’i dorëzohet një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton njohjen de fakto të Kosovës nga ana e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …