Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se sugjerimet e kësaj partie për dialogun Kosovë –Serbi ndaj kryeministrit Avdullah Hoti nuk duhet të shihen si kërcënim për prishje të koalicionit. Ai ka vlerësuar se këto sugjerime duhet të shihen si këshilla që të drejtohet në rrugën e duhur procesi i dialogut. Ai ka bërë me dije se në këtë proces kryeministri Hoti duhet të jetë më insistues për praninë amerikane në tavolinën e dialogut të Brukselit. “Kryeministri Hoti në dialog duhet të shkojë për ta marrë njohjen e Serbisë duke u bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe në asnjë formë të hyjë në një dialog të pafund që do ta linte Kosovën në status kohe dhe, siç duket, pa praninë e ShBA-së nuk ka garanci që marrëveshja do të arrihet shpejt andaj z. Hoti duhet të jetë më shumë insistues për praninë amerikane në tavolinën e dialogut”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …