Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e themelon Komitetin e gastronomisë dhe turizmit me qëllim të adresimit të nevojave të këtyre sektorëve si në periudhën afatshkurtër, pra për fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, ashtu edhe në atë afatgjatë. Anëtarët e Komitetit zgjodhën kryesuesin e tyre, Ermal Bajrami nga kompania KFC, i cili tha se është i gatshëm të udhëheq komitetin dhe të kontribuojë maksimalisht në mënyrë që ky komitet të realizoj objektivat e tij dhe të tejkaloj sa më shpejtë krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19. Sipas OEAK-ut, Komiteti i gastronomisë dhe turizmit do të shërbej si katalizator për gjenerimin e rekomandimeve konkrete tek institucionet qeveritare dhe të gjithë hisedarët tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …