Ndryshimet kushtetuese në Shqipëri janë miratuar me 106 vota për. Ndërkohë kanë qenë 10 deputetë të cilët kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve. Nga ana tjetër 6 deputetë nuk morën pjesë në votim. Vetëm pak kohë pas miratimit me 106 vota për në Kuvend të ndryshimeve Kushtetuese, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha ka thënë se Kuvendi gjysmak ka votuar për interesat e Ramës, ndërsa ka shtuar se asgjë nuk do ta ndalë koalicionin popullor kundër kësaj qeverie. Basha nuk ka sqaruar pse është Kuvendi gjysmak nga i cili një vit më parë ishte larguar me vetëdëshirë, duke marrë me vete edhe partinë, pastaj e kishte sulmuar me molotov.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …