Rritja e akcizës së duhanit nga Qeveria e Kosovës jo-efektive dhe e pamjaftueshme për të arritur objektivat shëndetësore. Rritja e akcizës së duhanit e miratuar dje nga Qeveria e Kosovës është tepër e ulët, jo-efektive dhe nukndikon në zvogëlimin e konsumit të duhanit dhe prevalencës së duhanpirjes. Rritja prej 1 euro në vit për një kilogram duhan për vitin 2020 dhe 2021 apo 2 cent për një pako të duhanit është e papërfillshme në raport me çmimin e shitjes së një pakoje duhani dhe i mundëson industrisë së duhanit që të ruaj tregun e saj të shitjes dhe konsumatorëve. Kjo rritje ndikon fare pak ose aspak në çmimin e cigareve dhe si e tillë nuk i shërben qëllimit shëndetësor për uljen e së mundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës. Kosova vazhdon të jetë vendi me akcizën më të ulët të duhanit në rajon dhe në Evropë, me 47 euro për kilogram, përderisa në Mal të Zi vlera minimale e kësaj akcize është 62 euro, në Serbi 67 euro dhe në BE-90 euro për një kilogram duhan. Qeveria e Kosovës duhet domosdoshmërisht të përcaktoj një rritje prej 5 euro në vit të akcizës sëduhanit për tre vitet e ardhshme. Vetëm në këtë mënyrë konsumi dhe prevalenca reduktohen në masëtë dëshirueshme, sidomos tek të rinjtë dhe te grupet e popullsisë me të ardhura të ulëta dhe të mesmeqë janë më të ndjeshme ndaj taksave dhe çmimeve. Kjo rezulton në reduktim të pabaraziveshëndetësore dhe varfërisë që lidhet me duhanin.Sistemet e taksave të duhanit dhe administrimi i tyre duhet të jetë efikas dhe i strukturuar që të sigurojëqë niveli i të ardhurave tatimore të rritet dhe njëkohësisht të arrihen objektivat shëndetësore.Rritja e taksave të duhanit është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen e të rinjve nga nisja osevazhdimi i konsumit të duhanit të cilët janë shtresa më e ndjeshme e popullatës dhe që mbrohen më sëmiri nëpërmjet çmimit të lartë të duhanit. Të gjitha hulumtimet kredibile tregojnë se për çdo rritje tëakcizës për 10 %, ulet konsumi për 4 %. Ky ndikim është edhe më i madh tek të rinjtë dhe tek shtetet me të ardhura më të ulëta.