Një i shëruar sot në komunën e Deçanit sipas IKSHPK-së dhe katër raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë: një nga Deçani, një nga fshati Isniq, një nga fshati Pobërgj dhe një nga fshati Strellc i Ulët. Deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arrit në 47, prej tyre 16 të shëruar plotësisht. Kurse 31 raste janë akoma aktive. Ju lutem të keni më shumë kujdes, sepse numri i të infektuarve në komunën tonë çdo ditë e më shumë po rritet, respektoni udhëzimet e Ministrisë dhe të Institutit!