Kryetari i SHBA-së Donald Trump ka refuzuar të tërhiqet nga sugjerimi i tij i diskutueshëm që zgjedhjet e nëntorit të shtyhen, duke këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë zgjedhje të shtrembëruara”, pasi ai vazhdon të pretendojë se votimi me postë, i cili pritet të bëhet për shkak të COVID-19, mund t’i hapë rrugën mashtrimeve. Paraardhësi i tij Barack Obama dje ka përshkruar presidentin Trump si “racist dhe seksist”. Në konferencën e tij të fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump kërcënoi të dërgojë Gardën Kombëtare në Portland, Oregon, për të ndaluar protestat e vazhdueshme të Black Livee Matter, ndërsa në mënyrë të pabazuar u përpoq të krahasonte situatën e koronavirusit amerikan me vende si Japonia dhe Australia dhe shtyu rihapjen e shkollave, duke pohuar se të rinjtë janë “pothuajse imunë” ndaj Covid-19.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …