Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka alarmuar se virusi korona po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë vendin dhe e ka rënduar tej mase situatën. Deri më tani, janë mbi tre mijë e 500 raste aktive anekënd vendit dhe kjo po bënë që numri i të infektuarve me virusin korona të rritet ndjeshëm nga ditë në ditë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë periudhës mars-korrik janë 8 mijë e 554 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, prej tyre 236 kanë vdekur, kurse 4 mijë e 730 persona kanë arritur të shërohen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …