Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëkohësisht edhe kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kritikat e bëra në drejtim të Qeverisë Hoti i ka bërë me qëllime të mira. Ai ka saktësuar se ka kërkuar reagim më agresivë në menaxhimin e pandemisë, pasi kjo situatë nuk mund të menaxhohet më politika të buta. Edhe modeli që ka përdor Qeveria Kurti për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve, ka qenë i gabuar. “Ka nevojë kontroll më shumë të ketë mekanizma të emergjencave civile, inspektor komunal, zyrtarë komunal, inspektorët sanitarë, ekipet e mjekëve dhe policisë me qenë ma prezentë dhe nuk ka nevojë me blloku ekonominë. Më vjen mirë që Qeveria ka marrë vendim për aktivizimin e Planit Kombëtarë pasi që ky mekanizëm do të jetë më efikas në menaxhimin e pandemisë, ka thënë mes tjerash, nënkryetari i LDK-së, Luftfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …