Hysni Gashi

Hysni Gashi: A do të dënohet Serbia për krimet masive që ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë?

Edhe 17 vite mbas  masakrave barbare që kanë kryer serbët në Krushë, Therandë, Celinë, Izbicë dhe gjithë masakrave të tjera në Kosovë, kriminelet serbë lëvizin të lirë dhe shteti ynë ende nuk ka ngritur  padi për kryesit e këtyre masakrave në vendin tonë. Pse hesht Shteti për masakrat, dëbimet, shkatërrimet e dhunimet nga barbaret serb?

Derisa Serbia me shantazhe ngrit Gjykatë Speciale për t’i dënuar viktimat, Çlirimtaret tanë dhe Kosovën me të vetmin shkak,  për ta barazuar me luftën e kryekasapit të Ballkanit Millosheviq për ta forcuar pozicionin e bisedimeve ne raport me Kosovën ne Bruksel. Ndërsa ne i kemi faktet reale dhe shteti ynë nuk i artikulon faktet me ekspert ndërkombëtar të iniciojë padi ndaj shtetit serb.

Ndërsa Edita Tahiri para disa muajve gjoja se kishte inicuar një peticion drejtuar  kabinetit të Ban Ki Moon  dhe vet Ban Ki Moon   për dhunimet ne Kosovë. OKB-ja i përgjigjet Edita Tahirit: Nuk kemi marrë asnjë letër nga Prishtina për dhunimet në Kosovë. Ai i përgjigjet  Edita Tahiri “S’kemi pranuar asnjë letër nga Prishtina. Nuk mund të përgjigjemi një letre që nuk ekziston. Atë dite kur na vjen letra ne fjalë ju njoftojmë dhe japim shpjegimin tonë”. Kështu ju kishte përgjigj  Ban Ki Moon.

Deri me tash qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë hap për të iniciuar padi për shtetin serb dhe ndriçimin e këtyre rasteve veç premtimeve të kota e sidomos në prag të fushatës zgjedhore. Kjo heshtje mese shumti i konvenon  shtetit të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …