Kundër ndalimit të veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, , Murtez Kastrati nga policia e Shqipërisë, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla. Ajo ka shkruar se është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës. Që të mos ndodhin gjëra të tilla, do t’ua vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare listën e veteranëve të UÇK’së.“Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, ka porositur ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.