leoni

Haliti: Zvicra shtet mik i shqiptarëve

Me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin e këtij shteti dhe udhëheqësit e saj. Ai tha se Zvicra është ndër vendet mike që kanë përkrahur më së shumti shtetin dhe popullin e Kosovës. Haliti po ashtu ka shprehur falënderime për gjithë angazhimet dhe mbështetjen financiare që po jep Qeveria e Zvicrës, për realizimin e projekteve të gjithëmbarshme në Kosovë, e që drejtpërdrejt kanë të bëjnë me mirëqenien qytetare. Ai ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen me organizatat qeveritare dhe joqeveritare të shtetit helvetik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …