Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke ia uruar atij festën e Kurban Bajramit. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, përpos bisedës së zhvilluar me Thaçin, Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryetarin e Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, kryetarin e Afghanistanit, Ashraf Ghani dhe atë të Indonesisë, Joko Widodo. Liderët kanë theksuar angazhimin e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit për çështjet rajonale, thotë njoftimi.
