Sot ishte paraparë të mbahej seanca e vazhdimit gjyqësor për rastin “veteranët”. Nga trupi gjykues nuk ishin njoftuar të gjithë të apostrofuarit për aktakuzë. Komandant Sadik Halitjaha dhe z. Xhavit Jashari ishin të pranishmit që nuk kishin marr njoftim për shtyrje të seancës. Në fjalën e saj kryetarja e trupit gjykues tha se është anuluar për sot rasti ,,Veteranët” për mbajtjen e Seancës gjyqësore për çështjen penale kundër të akuzuarve: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalija, Shukri Buja, Qelë Gashi, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë sipas nenit 422 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, për shkak se këtë e kishin kërkuar disa avokat mbrojtës por edhe për shkak te virusit korona.Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e trupit gjykues Nushe Kuka Mekaj. Ajo tha se për vazhdimin e seancës do të njoftoheni me kohë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …