Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka treguar kapacitetet e Kosovës për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Ai tregon se me rritjen e numrit të pacientëve, rriten edhe kapacitet “Kemi shtretër mjaftueshëm, por mos të harrojmë se kemi dhe klinika të tjera të cilat janë për qëllime tjera, pra për pacientë të sëmurë me sëmundje tjera”, tregoi ai. “Kemi 750 shtretër të gatshëm, dhe kemi planin që të shtojmë edhe 100 tjerë në nivel vendi” “E dini në fillim kishim vetëm Klinikën Infektive, të dizejnuar për pritjen e pacientëve me Covid për shkak të numrit të vogël. Tani kemi një numër më të madh që erdhën pas lehtësimit të masave dhe ekspozimit të qytetarëve ndaj virusit. Masat nuk u respektuan dhe kishim numër të madh të të infektuarve”, tregoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …