KMDLNj konsideron se është koha për lehtësimin e masave kufizuese ndaj pandemisë të shkaktuar nga korona virusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i apelon të moshuarit që të qëndrojnë në shtëpi dhe ta shtojnë kujdesin për shëndetin

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi u ka bërë apel të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi. “Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHP-së. “Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia! Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike! Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë! Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!”, thuthet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …