Fondi Monetar Ndërkombëtar del kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve

Menjëherë pas dekretimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetore nga Thaçi do të ekzekutohen mjetet e pakos emergjente

Gjithçka gati, pako emergjente do të ekzekutohet menjëherë pas dekretimit nga Hashim Thaçi. Javën që lamë pas Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. E këto plotësime dhe ndryshime duhet të dekretohen nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Por, ende nuk kanë arritur te ky i fundit. Këtë e ka konfirmuar Agim Krasniqi, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve. Ai ka thënë se ende është duke punuar në këto amendamente, ndërsa pritet që nesër të arrijnë te Thaçi. “Ende është duke u punuar në Kuvendin e Kosovës që të rregullohen të gjitha amendamentet dhe ligji dhe besoj sot ose nesër duhet të shkojnë nga Kuvendi te Presidenti”, ka thënë ai. Krasniqi ka shtuar se Presidenti do ta dekretoj ligjin para afatit të paraparë kohor. Teksa ka shtuar se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe ekzekutimi i pakos emergjente do të bëhet menjëherë pas dekretimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …