Kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve të Parakohshëm të Trepçës, me në krye Ramadan Ademin, të cilët kërkuan nga kryetari Bahtiri mbështetje për realizimin e synimeve të tyre në lidhje me nivelizimin e pensioneve.
Kryetari Bahtiri, u premtoi ish-minatorëve, tani pensionistë të parakohshëm, se do të jetë këmbëngulës në mbështetjen e kërkesave të pensionistëve të Trepçës dhe se për këtë do tu bashkangjitet në takimet me përfaqësuesit e ministrive dhe institucioneve tjera.
Kërkesë kryesore e minatorëve pensionistë të parakohshëm, por edhe sipas moshës, të Trepçës, ishte që tu njihen kualifikimet e arritura gjatë punës, të zbritet nga 15 në 10 vjet pragu i kontribut dhënësve para lufte.
Minatorët pensionistë edhe njëherë i folën kryetarit Bahtiri për gjendjen e tyre të rëndë ekonomiko-sociale, si dhe për nevojën e marrjes së masave nga institucionet përkatëse të vendit, për përmirësimin e kësaj gjendje.