Në shumicën e komunave janë duke u zhvilluar aktivitete të shtuara të inspektimeve që nga hyrja në fuqi të masave të reja nga Qeveria e Kosovës në luftimin e pandemisë COVID-19. Gjatë veprimtarisë së Inspeksioneve komunale në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet e tjera të përfshira ditëve të fundit iu është kërkuar nga subjektet afariste të respektojnë masat e marra nga Qeveria. Janë shtuar aktivitetet sidomos në fushën e gastronomisë, ku komunat kanë kërkuar nga këto subjekte që të bëhet rregullimi i hapësirave të tyre për shërbim sipas masave të parapara në mënyrë që klientët të kenë distancën e kërkuar. Gjithashtu së bashku edhe në koordinim me Policinë është kërkuar respektimi i orarit të lejuar për veprimtari të këtyre subjekteve. Aktiviteti i vazhdueshëm është duke u zhvilluar me kërkesa drejtuar qytetarëve që të bartin maskat gjatë gjithë kohës sipas masave të parapara.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …