Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit ka shqyrtuar Raportin Vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se për zgjedhjet e 6 tetorit ka kërkuar 5.6 milionë mirëpo ajo thotë se nuk janë harxhuar të gjitha dhe pjesa tjetër iu është kthyer buxhetit të Kosovës. Daka për votimin jashtë vendit ka thënë se është vështirë i menaxhueshëm dhe lehtë i prekshëm, por ajo ka thënë se KQZ-ja është e pafuqishme të ndryshojë sepse kërkohen ndryshime ligjore. Ajo më tutje ka thënë se shqetësues është edhe numri i madh i votave të pavlefshme si dhe votimi me asistencë. Sipas saj këto mund të vinë edhe si rezultat i numrit të madh të votuesve të ri. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se ka nevojë për reformë zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …