9 të shëruar dhe 1 rast i ri me COVID-19 në Komunën e Malishevës

Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 9 persona të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, ndërsa është regjistruar edhe 1 rast i ri. Numri i të shëruarve shkon në 98, ndërsa i rasteve aktive me COVID-19, është 36 raste. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 143 persona, prej tyre 98 janë shëruar, 36 raste janë aktive, ndërsa 9 persona kanë humbur jetën. Lajmi i dhënë nga IKSHPK se është edhe një rast nga fshati Damanek, është dhënë gabim, pasi nuk bëhet fjalë për fshatin Damanek të Malishevës, por të një komune tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …