Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe USAID-Programin për Drejtësi Komerciale kanë mbajtur sot një forum virtual për të diskutuar në lidhje krijimin e Gjykatës Komerciale e cila do ta ndihmonte ekonominë tash në epokën e COVID-19 por edhe në komplikimet tjera ekonomike që ka Kosova. Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, theksoi se krijimi i kësaj Gjykate do ta rregullonte ekonominë e vendit e posaçërisht për rimëkëmbjen ekonomike. Ai tha se Gjykata Komerciale ndër të tjera do të krijonte ambient më të besueshëm dhe do të sillte më shumë investime në Kosovë. Ndërsa Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, tha se ka qenë e rëndësishme që së bashku me partnerët strategjikë të fillohet puna për krijimin e një ndërmarrje me të madhe siç është Gjykata Komerciale që do të merret me kontestet ekonomike. Ai tha se themelimi i Gjykatës i shton një shtyllë të fortë sistemit të drejtësisë dhe nuk e ngarkon atë siç është parë me skepticizëm.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …